08:36 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aksident, humb jetën një 69 vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 17:00 ditën e djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën këmbësori H. A., 69 vjeçar.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit. Ndaj të dyshuarit 34 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.