75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 28 Maj 2026 / MSH1

Aksident i rëndë afër Raushiqit të Pejës, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në aksin rrugor Zllapek-Raushiq të Pejës.

Një veturë ka goditur një këmbësor, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe ndihmës së parë.

Raportimet fillestare pohojnë se viktima ka ndërruar jetë.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar mbi rastin.