23:29 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë – Durrës, në Maminas. Një mjet, tip “Opel” është përplasur me një furgon pasagjerësh, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në pamjet e publikuara nga BalkanWeb, shihet se qarkullimi i mjeteve është paralizuar, ndërkohë shihen dhe dy mjetet që janë dëmtuar si pasojë e përplasjes.

Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për shkaqet dhe motivet e aksidentit.