20:48 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në dalje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur në dalje të Prishtinës, saktësisht në Bërnic.

Nga ky aksident disa persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Indeksonline.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarr veprime të nevojshme për të hetuar rrethanat se si ka ndodh aksidenti duke pas si informacion se një automjet mund te jetë larguar nga vendi ku ka ndodhe aksidenti. Pasi qe të ndërmerren veprime te mëtejme dhe informacione relevante lidhur me rastin do te njoftoheni me kohe” ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Indeksonline./Indeksonline/