09:22 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Gjirokastër, humb jetën një 34-vjeçar

Policia në Shqipëri njoftoi se në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.