13:37 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës (Foto)

Një aksident i rënd ka ndodhur para disa minutash në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në Bernicë.

Në këto fotografi të Indeksonline shihet si vetura e tipit “Golf” është ndeshur me një furgon i cili barte dru, shkruan Indeksonline.

Siç shihet nga pamjet, drutë janë shpërndarë në tok derisa veturat janë dëmtuar në masë të madhe.

Nuk dihet për pasagjerët e gjendjen e tyre shëndetësore./Indesonline/