17:14 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Itali, vajza shqiptare lufton me vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A4 në Itali. Për pasojë një vajzë shqiptare është plagosur. Identiteti i saj nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se vajza banonte në Matellago të Venezias.

Fillimisht ajo u përplas me një makinë tjetër dhe më pas përfundoi jashtë rruge. Vajza ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Lapsi i Shqipërisë.