18:35 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në këtë fshat të Pejës, përplasen dy vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zllapek të Pejës.

Veturat e tipit Audi dhe Golf janë përplasur mes vete duke shkaktuar këtë aksident të rëndë.

Dëshmitar për Indeksonline kanë thënë se bëhet fjalë për një aksident të frikshëm, por që nuk dihet nëse ka viktima.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast./Indeksonline/