Aksident i rëndë në Qyshk të Pejës, disa të lënduar rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Qyshk të Pejës.
Burime të Indeksonline bënjë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura, një taksi dhe një Golf 2 dhe si pasojë lëndime të rënda kanë marrë disa persona.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Po një taksi e jona është aksidentuar, nuk e dijmë sa pasagjer kanë qenë brenda”, ka konfirmuar për Indeksonline një punonjës i kompanisë së përfshirë në këtë aksident.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Indeksonline/