08:05 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / C E

Aksident i rëndë në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen disa persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Veternik.

Disa persona janë lënduar pasi që dy vetura janë përplasur në mes vete.

Indeksonline ka siguruar pamje disa qaste pas momentit të aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të segmentit të autostradës që lidh Fushë Kosovën me lagjen Veterniku. /IndeksOnline/