18:29 / E Diele, 28 Prill 2024 / FR

Aksident i rëndë në Shirokë të Suharekës, dy të vdekur

Para pak minutash një aksident i rëndë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.

Në këtë aksident janë përfshirë një motor dhe një veturë.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.