21:47 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Vitomericë, vdes një person

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Vitomericë të Pejës, nga i cili ka mbetur i vdekur një person.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, sipas të cilit, viktima ishte një këmbësor.

“Sonte policia mori informatë për një aksident që ka ndodhur rreth orës 19:45 në Vitomericë të Pejës, në të cilin ishin përfshirë një këmbësor  dhe një veturë.  Këmbësori është goditur nga vetura dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku rreth orës 20:50 ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, tani me rastin po merren Njësitet e Trafikut Rajonal. Viktima është rreth të 40-tave. /Indeksonline/