14:21 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë rrugës për në Pejë, lëndohen tre maqedonas

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se sot rreth orës 10:55 minuta ka ndodhur një aksident trafiku me lendime në autostradën tek Parku i Biznesit në Komoran, drejtimi i Pejës.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani për “Indeksonline” ka treguar pasojat që ka shkaktuar ky aksident.

“Në aksident të përfshira janë dy automjete njëra me targa vendore e tjetra me targa te Shkupit . Si pasoj e aksidentit tre persona shtetas te Maqedonisë kane pësuar lendime të lehta trupore të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe gjenden në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se Njësitet policore i jane pergjigjjur vendit te ngjarjes ku po ndermerren veprimet policore. /Indeksonline/