07:48 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Drenas, përfshihen dy vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Drenas.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, teksa nuk dihet për persona të lënduar.

Ky është aksidenti i dytë sot në këtë anë të Kosovës, teksa siç duket ndryshimet e motit kanë bërë që të jetë edhe më problematike vozitja në këto kushte, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht se ka rënë numri i aksidenteve dhe gjobave, për shkak të mos-daljes së sheshte të qytetarëve të gjithë ata që janë pjesë e trafikut duhet shtuar kujdesin sidomos pas reshjeve të borës që rifilluan mbrëmë./Indeksonline/