15:29 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Klinë (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Volljak të Klinës.

Pas përplasjes së dy veturave, mësohet se disa persona janë lënduar, mirëpo nuk dihet ende nëse  janë lëndimet serioze, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Rasti është konfirmuar për “Indeksonline” edhe nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se tani nuk mund të japin detaje sa i përket të lënduarve nga ky aksident.

Por, për detajet tjera Indeksonline do të tentojë të iu mbajë të informuar…

/Indeksonline/

  

 

 

Temat: