16:34 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Pejë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Pejë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku pati edhe persona të lënduar.Aksidenti është shkaktuar saktësisht në lagjen ‘Dardania’ teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar për Indeksonline se policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 16:00 dhe se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 16:00, policia është informuar për një aksident trafiku në lagjen Dardania në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova/

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet qartë se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe se aksidenti ishte mjaftë i rëndë./Indeksonline/