08:38 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Aksident i rëndë trafiku në Suharekë, përfshihen tri vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sopi të Suharekës.

Si pasojë tri vetura janë të përfshira.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale edhe një person raportohet të jetë i lënduar./IndeksOnline/