18:48 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident me dy të lënduar në magjistralen Prizren-Gjakovë, krijohen kolona të gjata (Foto)

Para disa minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Sipas lexuesve të Indeksonline, të cilët kanë dërguar fotografi, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Policia pas marrjes së informatës ka dal menjëherë në vendin e aksidentit dhe po rregullon komunikacionin.

Raportohet se nga aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata më shumë se 10 kilometra.

Më poshtë foto nga aksidenti. /Indeksonline/