23:44 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Aksident me fatalitet në Tiranë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Një shofer 21-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 40-vjeçar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital, raporton abcnews.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.