Aksident me nëntë të lënduar në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Metehi të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve civile. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy vozitësit dhe shtatë pasagjerët që të gjithë K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me rastin është njoftua prokurori kujdestar i shtetit, derisa rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/