19:38 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në hyrje të Vushtrrisë [Video/Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minuta në hyrje të Vushtrrisë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje në redaksi ku shihet se aksidenti është i natyrës së rëndë.

Sipas lexuesit në fjalë, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Po ashtu besohet se lëndime kanë pësuar dy persona.

Mirëpo, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ekipi mjekësorë.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/