22:54 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Mitrovicë

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sonte në Mitrovicë.

Mësohet se lëndime trupore ka pësuar një këmbësor, i cili është goditur nga një veturë.

Policia e Mitrovicës ka konfirmuar për kallxo.com aksidentin në fjalë.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahitit, aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00, në rr. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti rrugor zona Shipol në Mitrovicë.

Sipas zëdhënësit, i lënduari 33 vjeçar, pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, është dërguar në QKUK.

“Të dyshuarit, drejtuesit të veturës, i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Avni Zahiti.