11:20 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Prevallë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prevallë.

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë me vozitës meshkuj, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy motoçiklistët, njëri prej tyre me lëndime të rënda është hospitalizuar në spitalin rajonal në Prizren. Me vendim të prokurorit rasti mbete të hetohet./Indeksonline/