22:10 / E Diele, 23 Shtator 2018

Aksident mes një veture dhe një traktori në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të komunës së Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, raporton Indeksonline.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipi i Policisë së Kosovës përderisa nuk dihet për të lënduar.

Duhet shtuar se në një aksident të ndodhur pak më parë në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, humbi jetën një 6 vjeçare./Indeksonline/