17:55 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Aksident mes traktorit dhe autobusit në Shtërpcë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Shtërpcë, ku janë ndeshur mes vete një autobus dhe një traktor.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline, shihet se pas aksidentit traktori ka pësuar dëme të mëdha materiale, madje është rrokullisur pas aksidentit.

Në vendngjarje shihet edhe patrulla policore. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës, se pas këtij aksidenti a ka persona të lënduar.