10:37 / E Enjte, 18 Prill 2019

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prizren, lëndohen dy vozitësit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën ‘Kukësi’ në Prizren ka ndodhur një aksident komunikacionit, ku janë lënduar dy persona.

“Raportohet për një aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti me tabela vendore dhe vozitës të dyshuarin mashkull K/turk, si dhe një motoçikleta pa tabela me drejtues dhe pasagjer viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal Prizren”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar.  /Indeksonline/