20:23 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Arllat, tre të lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Arllat të Drenasit.

Nga aksidenti ku ishin përfshirë dy vetura, sipas lexuesve të Indeksonline, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Njëra nga veturat sipas fotove, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.

Në vendin e aksidentit kanë dal menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore. /Indeksonline/