16:35 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Aksident në fshatin Zakut të Podujevës, lëndohet vozitësi

Një person është lënduar në fshatin Zakut të Podujevës pasi është vet aksidentuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Zakut të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij vet aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, theksoi Ahmeti.