19:08 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / k.v

Aksident në Fushë Kosovë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas lexuesve të Indeksonline që kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit, aty është parë edhe autoambulanca.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqi, të semaforët afër shkollës “Mihail Grameno”.

Policia rrugore është parë në vendin e aksidentit e cila është duke u marrë me shikimin vendit të ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka viktima në këtë aksident, por dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/