14:27 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet shoferi (Video)

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh te rrethi i Fushë Kosovës, më saktë në rrugën për Pejë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar video nga vendi i aksidentit, ku shihen dy veturat e përfshira në aksident.

Mësohet se i lënduar ka mbetur shoferi i njërës veturë, derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipeve mjekësore, të cilat sipas kalimtarëve, kanë dal menjëherë në vendin e aksidentit. /Indeksonline/