14:18 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / V R

Aksident në Gllarevë, vetura godet një fëmijë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Pejë Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një fëmijë rreth moshës 10 vjeçare është goditur nga një veturë.

Klina info merr vesh se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia , ndërsa i lënduari, që është në gjendje të rëndë, është dërguar në spital.