20:13 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / OSH

Aksident në Hajvali, një person bëhet për spital

Sonte në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar. Në lidhje me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00 në Hajvali,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.”

“Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, u shprehë ajo./Indeksonline/