12:43 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Hajvali, vështirësohet komunikacioni (Video)

Një aksident tjetër ka ndodhur në Hajvali para pak çastesh por fatmirësisht jo me dëme në njerëz.

Në një video të dërguar në redaksinë e “Indeksonline” shihet se si pasojë e shiut dhe aksidentit, rruga në këtë pjesë është ngarkuar shumë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar për disa aksidente të ndodhura në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kurse me rritjen e numrit të aksidenteve, Policia e Kosovës ka krijuar edhe një Task Forcë, e cila ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shtimin e sigurinë në komunikacion./Indeksonline/