23:13 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në dalje të fshatit Milloshevë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com, komandanti i trafikut për Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

Sipas tij, një veturë e tipit Opel Corsa është vetaksidentuar.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

Temat: