Përdorimi i shqipes në provimet shtetërore, studentët protestojnë sot në Prishtinë
Gjatë ditës së sotme Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të mbajë protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit për media protesta do të mbahet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.
Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 14:00./Indeksonline/

