15:19 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Aksident në Mitrovicë, vdes një grua dhe lëndohen dy të tjerë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë ku si pasojë një grua 57 vjeçare ka ndërruar jetë. poashtu mësohet se lëndime kanë pësuar dy persona tjerë.

Për aksidentin në fjalë detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 në rrugën “Selmon Vojvoda” në Mitrovicë ku të përfshira ishin dy vetura civile, tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga ta në cilësi të këmbësorëve të cilet janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Zahiti.

Sipas policisë një person është ndaluar rreth këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:00, nga QKUK, është njoftuar se e lënduara, këmbësorja rreth 57 vjeçare ka ndërruar jetë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit shkaktari të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka deklaruar tutje Zahiti.