Aksident në Pejë, përplasen një veturë dhe një motoçikletë
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nga pamjet shihet se si motoçikleta ashtu edhe vetura kanë pësuar dëme materiale.




