11:31 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti përplasët pas veturës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në lagjen Vranjevc të Prishtinës, përkatësisht tek rruga ‘Vëllezërit Fazliu’.

Në foton e dërguar nga një lexues i Indeksonline, shihet se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veturë dhe motoçiklisti.

Nga aksidenti, i lënduar ka mbetur motoçiklisti i cili nga foto shihet se si është përplasur pas veturës./Indeksonline/