15:28 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Vetura godet shtyllën në kryeqytet

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje të aksidentit që ka ndodhur sot në ora 10:00 në mëngjes në lagjen ‘Kalabria’.

Aty shihet se një veturë ka goditur shtyllën, duke e rrëzuar për toke.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa ekipet policore janë njoftuar me rastin. /Indeksonline/