19:32 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.