07:26 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, vetura del nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në rrugën Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bërnicë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Njëra prej tyre ka përfunduar jasht rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar kurse me rastin po merret njësiti policor./IndeksOnline/