15:59 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

Aksident trafiku afër Deçanit, ka të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Pozhar të Deçanit.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet një veturë e rrokullisur skaj rrugës.

Nga ky aksident përveç dëmeve materiale ka edhe persona të lënduar.

Policia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./IndeksOnline/