16:45 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident trafiku me të lënduar në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë saktësisht në lagjen ‘Arbëria’ njohur ndryshe si ‘Dragodan’.

Sipas informacioneve të para të Indeksonline si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës. Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve në Kosovë përgjatë këtij viti ka qenë mjaft i lartë, përderisa Policia ka porositur qytetarët të jenë edhe më të kujdesshëm pas reshjeve të borës./Indeksonline/