22:49 / E Martë, 18 Qershor 2019

Aksident trafiku mes tri veturave në Pejë, dyshohet për të lënduar

Numri i aksidenteve është rritur ditëve të fundit.

Një i tillë ka ndodhur para pak çastesh në Pejë, gjegjësisht në dalje të qytetit, përcjellë Indeksonline.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë tri vetura, ndërsa dyshohet se ka edhe të lënduar.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e zjarrfikësve./Indeksonline/