15:31 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku mes tri veturave në Prishtinë, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në udhëkryqin afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Tri vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

Aksidentin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se afër Fakultetit Teknik ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë të përfshira tri automjete ndërsa një person ka marr lëndime trupore”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Në vendin e aksidentit është paraqitur policia rrugore e cila është marrë me rastin./Indeksonline/