16:17 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, dy vetura përplasen me një motoçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Fushë-Kosovë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit pati edhe të lënduar, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilat po merren me rastin./Indeksonline/