16:18 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, treni godet veturën

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mes të një treni dhe një veture, në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Nga ky aksident trafiku në mes të trenit dhe veturës së tipit Golf 2, kanë pësuar lëndime tre persona.

Vetura ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.