Aksident trafiku në Gllarevë, përfshihen dy vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë më saktësisht në Gllarevë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident trafiku.

Tashmë pas këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në magjistralën Prishtinë-Pejë./Indeksonline/

