15:03 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Gllarevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Gllarevë të komunës së Klinës.

Në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy vetura të llojit ‘Mercedes’. E lënduar nga ky aksident ka mbetur një lopë, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse kafsha ka arritur të mbijetojë përderisa dëmet materiale të veturave janë mjaft të mëdha./Indeksonline/