12:04 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Istog, disa të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në dalje të Istogut, më konkretisht në hyrje të fshatit Vrellë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit në fjalë. /Indeksonline/